Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.
Golat për Tiranën u shënuan nga Kola, Jarmouni, Ernest dhe Ndreca. Ndërkohë që golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Traore. Një fitore tepër e rëndësishme për Tiranën, të cilët treguan një “fytyrë” të re.
Me këtë triumf, bardheblutë shkojnë në kuotën e 29 pikëve dhe ngjiten në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Laçi mbetet në vendin e 6-të të renditjes.
Tirana 4 – 1 Laçi
(Kola 5′, Jarmouni 53′, Ernest 74′, Ndreca 88′ / Traore 12′)