FSHF ka publikuar gjatë ditës së sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës, teksa një pikë e rëndësishme mes këtyre vendimeve, ishte edhe ajo e marrë për rastin e Gjergji Muzakës.
Futbollisti ka fituar të drejtën me klubin kryeqytetas për detyrimet e pashlyera ndaj tij edhe në KAS, por Tirana vazhdon të mos i paguajë shifrën prej 106 milionë lekëve, që duhet të shkojnë për futbollistin në fjalë.
Tashmë bardheblutë detyrohen nga FSHF për të shlyer detyrimet kundrejt Muzakës brenda një afati 30 ditor ose në rast të kundërt do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.
Këto masa kanë të bëjnë më saktësisht me zbritje të pikëve nga tabela e renditjes në Kategorinë e Parë, duke ia vështirësuar misionin Ze Marias për të provuar “shijen” e Superiores. /vipsport/