Devid De Silva u përfol si i larguar nga Tirana në mediet e ndryshme. Për sulmuesin brazilian u tha se i ka dhënë fund aventurës me bardheblutë. Megjithatë burime të besueshme për Neësport.al bëjnë me dije se lojtari ndodhet në Shqipëri.
Në seancën e fundit stërvitore ai nuk ka qenë i pranishëm me skuadrën, por është stërvitur individualisht në një nga palestrat e kryeqytetit.
Edhe pse nuk është në planet e stafit teknik, fillimisht priten të ketë negociata mes tij dhe drejtuesve për të gjetur gjuhën e përbashkët për fundin e bashkëpunimit.
Ai u afrua me shumë bujë në merkaton e dimrit, mirëpo nuk arriti të bënte diferencën. Kësisoj e ardhmja e tij është në udhëkryq ku duhet thënë se është më larg se sa afër Tiranës.