Tirana nuk heq dorë nga lojtarët e Vllaznisë dhe duket se nuk janë vetëm bardheblutë, pasi ka edhe ekipe të tjera të elitës që “peshkojnë” në Shkodër.
Kështu, një dashuri e vjetër është portieir me perspektivë, Alen Sherri, që ka tri sezone që është në “radarët” e skuadrës së Tiranës, ndërsa për të interesohet edhe Kastrioti.
Por, jo vetëm, bardheblut duke parë se kanë shumë lojtarë veteran në mbrojtje, kanë menduar që ta rinovojnë prapavijën, madje duke tentuar edhe Adilin e Vllaznisë., ndërsa për linjën e djathtë synohet Erdenis Gurishta, një nga anësorët e dalluar në elitë.
Por, për këtë të fundit janë edhe dy ekipe të tjera të elitës që e duan në gjirin e tyre, Madje, Partizani pritet që të rihyjë në lojë sërish sapo të hapet merkato…/Vipsport/