U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.
Kryesuesit e Tiranës, vijojnë me hap kampioni, teksa mposhtën me rezultatin 0-2 Teutën, duke u shkëputur përkohësisht +9 pikë nga Laçi i vendit të dytë që do të zbresë nesër në fushë për t’u përballur me Egnatian në shtëpi.
Fitore spektakolare dhe ajo e Partizanit, ndaj Kukësit me rezultatin 5-0. Me këtë triumf “Demat e Kuq”, të drejtuar nga Dritan Mehmeti, kanë hedhur vështrimin nga Europa.
Diferenca me verilindorët e vendit të 3-të, tashmë është vetëm 5 pikë. Ndërkohë në rast të një fitore të mundshme të Vllaznisë në përballjen e nesërme me Dinamon, shkodranët do të barazoheshin me pikë me Kukësin.