LAÇI 2-2 TIRANA (Najdovski (autogol) 58′, William 90+2′ / Hasani 18′, Abazaj 45+2′)
Tirana ka barazuar përballë Laçit në transfertë. Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të të Superiores përfundoi me rezultatin 2-2.
Golat për Tiranën u shënuan nga Hasani dhe Abazaj, teksa ishte autogoli i Najdovskit që ngjalli shpresat tek kurbinasit dhe goli në ‘frymën e fundit’ nga William.
Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e 3-të në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Laçit në vendin e 6-të me 17 pikë.