Erjon Vucaj është shpallur kampion I Kosovës me Dritën. Mesfushori shkodran që ka një të kaluar të rëndësishme në Superligën shqiptare prej dy vitesh vijon karrierën në Kosovë, ndërsa për shërbimet e tij ka interes nga Gjilani dhe bardheblutë e Prishtinës.

Duket se ekipi I Dallkut është pranë marrëveshjes, ndërsa lojtari nuk ka rinovuar ende me Dritën. Me një të kaluar te Laçi, Tirana, Flamurtari e Vllaznia, Erjon Vucaj shquhet për inteligjencën në fushë, ndërsa nuk përjashtohet rikthimi I tij në vendlindje, me Vllazninë që po hedh hapat për një sezon ndryshe me afrimin e sponsorit të ri.

Vucaj duket se është në mëdyshje, ndërsa Prishtina ka bërë hapat e parë konkret. Nuk perjashtohet mundesia qe lojtari te tentoje te rikthehet serish ne Superligen shqiptare dhe oferta e Tiranes duket se po e josh jo pak.

Fantazisti ka bere nje sezon shume te mire me Driten duke e ndihmuar ate te shpallej kampione e Kosoves por rruget e tyre edhe mund te ndahen.
www.shkodrasport.com