Finalet mbeten finale por ne futbollin shqiptar shpesh ato e humbasin vleren e tyre. Kjo per faj te arbitrimit, te dhunes qe ushtrohet apo dhe te shume faktoreve te tjere qe mund te shfaqen ne to.

Ka ndodhur keshtu edhe ne finalen e sotme te vlefshme per kampionatin e 17 vjeçareve ku Tirana ka fituar 1-0 ndaj Shenkollit me nje gol shume te diskutueshem qe solli me pas edhe akte dhune ne fushe por edhe ne tribuna.

Golin vendimtar e shënoi Andri Stafa në minutën e 60-të. Një supergol për nga ekzekutimi, por kishte dyshime, pasi nuk dihet nëse topi e kaloi vijën plotësisht apo jo.

Megjithate per te qene me te qarte edhe ju ne lidhje me kete gol shikoni kete video per te kuptuar qarte nese goli ishte i rregullt apo jo: