Tirana dhe Vllaznia e mbyllën pa gola “derbin e Shqipërisë” ditën e djeshme por nderkohe nuk kane munguar edhe momentet pikante, ato qe nuk shfaqen zakonisht ne ekranin e televizionit.
Suad Lici ka qenë shumë i nervozuar me gjyqtarët e takimit dhe sidomos me kryesorin Kridens Meta. Drejtuesi i Vllaznisë është parë shumë i shqetësuar në tribunë me treshen e gjykimit, por sidomos me kryesorin, aq sa ai që e ka qetësuar ishte trajneri Mirsad Jonuz.
Lici që ka ndjekur takimin nga stadiumi, ka kontestuar shumë nga vendimet e arbitrimit, që sipas tij, ishin në disfavor të Vllaznisë. Nervozizmin e tij administratori i Vllaznisë e shfaqi edhe para vëzhguesit dhe delegatit të takimit, por edhe në tribunën VIP.
Numri një i skuadrës shkodrane ka qenë i papërmbajtur, teksa u ka thënë punonjësve të federatës që nuk duhet të tolerohen këto gjykime. Sipas Licit, Vllazninë janë duke e dëmtuar gjyqtarët dhe kjo është parë në sfidën e parë ndaj Tiranës dhe Partizanit. Të dyja takime të luajtura në Shkodër.
Vllaznia është një nga skuadrat që nuk ka president, por administrohet nga bashkia. Në sfidën me Tiranën dhe Partizanin në “Loro Boriçi”, bardhebluve nuk u janë akorduar penallti që mund të ndryshonin fatin e ndeshjeve dhe për këtë qëllim drejtuesit e ekipit janë të nervozuar.