Kategoria Superiore do të zhvillojë sot javën e 12-të. Në 13:45 e gjithë vëmendja do të jetë në “Selman Stërmasi”, aty ku luhet Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Mësoset se Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ia ka besuar këtë duel Enea Jorgjit.

Elbasanasi me stemën e FIFA-s do të jetë arbitër kryesor në duelin e kryeqytetit, teksa arbitrit i është besuar ndeshja më e rëndësishme e javës.

Asistentë të tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartari dhe arbiter i katert do te jete Klajdi Kola. Ndeshja mes kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të Superligës pritet me interes për ecurinë e sezonit.

Shkodranet shpresojne shume qe Jorgji te mos ndikoje me arbitrimin e tij. Ai eshte nje arbiter qe ne fakt tek Vllaznia “nuk e kane shume qejf” sepse kane pervoja te hidhura me te, por sot presin te jete ndryshe.