FSHF i beson kryendeshjen e javës së 30-të mes Tiranës dhe Vllaznisë gjyqtarit nga Lushnja, Laver Alla. 

Ky i fundit ishte kryesor edhe në takimin e fazës së tretë në Shkodër që u fitua 1-2 nga bardheblutë.

“Panorama Sport” mëson se lushnjarit i është besuar sërish ky duel, që luhet në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, në Laç gjithashtu zhvillohet një takim delikat dhe sektori i gjykimit i ka besuar ndërkombëtarit Eldorian Hamiti.

Në Kupë Partizani u eliminua ndaj kurbinasve pasi iu mohuan tri penallti nga Kridens Meta. Sot FSHF është kujdesur të dërgojë një arbitër me stemën e FIFA-s.