Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ne “Selman Stermasi” ndaj Tiranes miqesoren e trete te prag- sezonit. Ndeshje kjo qe do te startoje ne oren 17.00.
Per ekipin shkodran ky do te jete testi me serioz ne prag te perballjes se javes te ardhshme me Teuten, e vlefshme per finalen e Superkupes.
Megjithate trajneri Brdariç nuk do t’i kete te gatshem te gjithe lojtaret per kete miqesore sepse Gurishta e Fangaj jane demtuar dhe nuk do te mund te luajne sot ndaj bardhebluve.
Megjithate, tashme mbetet per t’u pare se si do te vendoset ne fushen e lojes Vllaznia teksa ka edhe nje kuriorizet nese do te jete pjese e saj edhe lojtari i afruar se fundi, Esin Hakaj.
Kuptohet qe sfida me Tiranen eshte thjesht nje miqesore megjithate perballjet ne mes ketyre dy skuadrave kane dhuruar gjithmone emocione dhe e tille pritet te jete edhe kjo e sotmja./SHKODRA-SPORT.COM/