Sot, do të luhet klasikja e Shqipërisë, teksa Tirana do të presë Vllazninë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për bardheblutë që duan fitoren për të vijuar revanshin drejt titullit kampion.
Pikërisht për këtë takim të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit, konkretisht sektori i arbitrimit ka caktuar gjyqtarët që do të vënë drejtësi në fushën e blertë. Enea Jorgji do të jetë arbitri ndërkombëtar i FIFA-s, i cili është përzgjedhur për të gjykuar këtë takim të rëndësishëm.
Elbasanasi do të ketë asistentë Emigers Ganxhin si dhe Rejdi Avdon. Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë është vendosur të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Bardheblutë vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 1-0 kundër Teutës, ndërsa Vllaznia pas barazimit 2-2 kundër Bylisit në Shkodër./newsport/