Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Një sfidë e rëndësishme për shkodranët pasi do të tentojnë të marrin një triumf për të shpresuar te Europa.

Klubi bardheblu ka zyrtarizuar axhendën e takimit, e cila do të luhet të shtunën në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përmes një postimi në faqen zyrtar, kampionët e Shqipërisë bëjnë me dije:

“Ndeshja e radhës | Kategoria “Abissnet Superiore”

Luhet të Shtunën, 14/05/2022, ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja KF Tirana-KF Vllaznia, e vlefshme për javën e 34 (tridhjetë e katër) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të transmetohet live në Supersport HD”.

Kujtojmë që Tirana u shpall kampione e Shqipërisë pas fitores 2-1 në derbi kundër Partizanit. Kësisoj rëndëisa e sfidës është e madhe për shkodranët që rrallëherë vijnë në këtë klasike në pozita të kundërta me rivalët historikë.