Tirana ka marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e parë të Kupës të luajtur ditën e sotme në “Selman Stërmasi”.

Rezultati i ndeshjes u vulos brenda 5 minutave në pjesën e parë. Fillimisht ishte Ngoo që shënoi në minutën e 35-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga mbrojtësi Hoxhallari.

Flamurtari tentoi të reagoi, të paktën të shënonte një gol, por nuk mundi të thyente portierin e Tiranës deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Me këtë fitore të pastër, Tirana është me një “këmbë” në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.