Tek Luftëtari zhvillimet gjatë kësaj periudhe duket se nuk do kenë fund. Drejtuesit e tij po bëjnë përpjekje për ta forcuar skuadrën dhe një ndër objektivat e tyre është edhe mesfushori shkodran Erjon Vucaj. Por nga ana tjetër, një tjetër shkodran që është aktualisht pjesë e këtij ekipi dhe madje edhe kapiten i tij- Behar Ramadani, mund të largohet.

Tirana ka nisur të mendojë për merkato dhe i ka hedhur sytë tek ky lojtar dhe aktualisht Ramadani është emri më i pëlqyer nga trajneri Mema. Është pikërisht një lojtar si Ramadani ai që i mungon Tiranës, një shkatërrues që di të luajë mirë edhe më topin.

Në rast se problemet te skuadra gjirokastrite nuk do të zgjidhen, Luftëtari do të kthehej në një “supermarket” për çdo ekipë të Superligës që kërkon të afrojnë lojtar në merkaton e janarit.

Problemi i vetëm ngelet dëmtimi që mesfushori pësoi në ndeshjen e fundit pasi Tirana nuk dëshiron lojtar që kërkojnë kohë për tu riaftësuar, por lojtar që të jenë të gatshëm për trajnerin Mema që në ndeshjen e parë të kampionatit. Jo vetëm afrime te bardheblut po mendojnë dhe për largimet dhe nuk është çudi që disa prej lojtarëve të vjetër mund të largohen nga skuadra që në merkaton e janarit.
© shkodrasport.com