Trajneri i Brazilit, Tite, shprehet se i kupton fërshëllimat e tifozëve gjatë ndeshjes së parë të Selecaos në Copa America.
Pjesa e parë e dobët është fërshëllyer nga tifozët, por Brazili u kundërpërgjigj me dy golat e Coutinho-s brenda tetë minutave dhe rrjetën e Everton në fund të takimit ndaj Bolivisë.
Kur pyetet për fërshëllimat e tifozëve, Tite shprehet për gazetarët: “E ndjemë! Djemtë e rinj e ndjejnë shumë, po ashtu edhe trajneri.
“Lojtarët duhet ta kuptojnë se nëse nuk prodhojnë, atëherë tifozët do të fërshëllejnë. Kur fillon të pasosh topin mbrapa atëherë gjëja e parë që do të dëgjosh janë fërshëllimat.
“Duhet ta kuptojmë që nëse vrapojmë përpara dhe krijojmë mundësi, atëherë ata do të duartrokasin.”/telesport/