Ndeshja mes Vllaznisë dhe Craiovas e mbyllur në shifrat 1-1 mesa duket nuk është mbyllur pa probleme për disa nga lojtarët. Një ndër to është rasti i Mehdi Çoba. Lojtari mesa duket ka shfaqur probleme me përfundimin e ndeshjes dhe i është dashur ndihma e stafit mjeksor.

Çoba i cili u bë protagonist me sprintin e tij, pasi arriti ti dhuronte ekipit rastin e shënimit të golit që solli barazimin dhe “tundi” një Shkodër të tërë. Sulmuesi duket që ka shfaqur probleme dhe këtë e tregon përmes një fotoje në rrjetet sociale.

Fizioterapisti i skuadrës, Ilirjan Haxhaja e mjekon pas ndeshjes duke i injektuar një gjilpërë në këmbë. Interesi është i madh për të mësuar nëse shkodrani do të arrijë të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit kundër Universitatea Craiovas, shkruan newsport.

Duhet thene se gjendja e disa prej futbollisteve ne ndeshjen e fundit nuk ka qene ajo me e mira, megjithate barazimi u jep atyre ende shprese se mund t’ia dalin te kerkojne kualifikimin ne ndeshjen e kthimit.