Portieri i Spanjës, Unai Simón, konfirmoi këtë të hënë se do t’i nënshtrohet një operacioni pas përfundimit të Euro 2024. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së datës 20 kundër Italisë, ndërkombëtari spanjoll konfirmoi se ka disa probleme në kyçin e dorës prej disa muaj, por është një dhimbje që nuk e pengon të luajë për “La Rojan”.
“Do të operohem pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Më pas do të shihet koha e mungesës. Është diçka që nuk doja t’i kushtoja shumë rëndësi. Kjo nuk më pengon të luaj, siç është treguar gjatë gjithë sezonit. Do të vazhdoj të mendoj për ndeshjen me Italinë”, shpjegoi Unai Simón, duke e vënë në perspektivë çështjen duke thënë se shpreson ta planifikojë operacionin vetëm pas datës 14 korrik, datë e finales së kompeticionit.
Do të bëj një operacion në fund të sezonit. Është diçka që nuk më prek fare, nuk e mendoj. Shpresoj që të jetë pas datës 14 korrik. Nuk do të flas më për këtë çështje”, theksoi ai.
Sipas “Relevo”, lëndimi i kyçit të dorës është një problem me të cilin Unai Simón është përballur që nga viti i kaluar dhe që ka ardhur si pasojë e një aksidenti të vogël në familje.