Vllaznia vijon me pergatitjet per ndeshjen e se enjtes ndaj Kukesit dhe ne seancewn e sotme kane qene te pranishem te gjithe futbollistet me perjashtim te mbrojtesit Fallou Diagne.

32 vjeçari senegalez mesohet se ka qene ne infermieri duke zhvilluar nje terapi rikuperuese nen kujdesin e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja dhe nuk duket te kemi te bejme me ndonje problem serioz.

Ai neser mendohet te jete normalisht ne stervitje dhe per te vijuar me pergatitjet per sfiden e rradhes. Prania e tij ne fushe padyshim qe eshte nje plus me shume per stafin teknik.

Pervoja shume e madhe e ketij lojtari dhe luajtja e tij ne nivele shume te larta, e bejne ate nje pike referimi ne lojen e Vllaznise. Me kalimin e javeve ai ka marre frenat e lojes se skuadres shkodrane ne dore dhe eshte bere nje lider ne prapavije./SHKODRA-SPORT.COM/