Bayern Munchen humbi një ndeshje miqësore me rezultatin 5-2 kundër Nurnbergut.

Një rezultat turpërues për kampionët e Gjermanisë, ndërsa pas ndeshjes Joshua Kimmich foli në lidhje me problemet që ka skuadra e tij. Ai mendon se bavarezët nuk janë ekip i kompletuar. 

“Në Doha ne ishim vetëm 12-13 lojtarë profesionistë, pjesa tjetër ishin të rinj. Ekipi është mbushur me të rinj, nuk ndodhte kështu kur stërvitesha unë në vitin e parë te Bayern. 

“Ne duhet të luajmë në 3 kompeticione dhe kemi nevojë për lojtarë profesionistë, ne kemi nevojë për futbollistë që janë gati.

Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, Gnabry nuk u stërvit, Lewa dhe Coman do të rikthehen shpejt, ndërsa Sule dhe Hernandez duan kohë. Klubi duhet të marrë vendim, në këtë moment skuadra nuk është e mjaftueshme”, – tha ai. /telesport/