Vllaznia do përballet sot në 16:00 me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Sfida e javës së 30-të është deçizive për shkodranët, që ndajnë kreun e Superligës me Partizanin në kuotën e 53 pikëve.

Në këtë duel, trajneri Thomas Brdariç do ketë gati edhe Da Silvën, me brazilianin që vuante një lëndim dhe ishte në terapi intensive.

Mungesë e vetme në formacion është ajo e Imamit, me mbrojtësin që vijon të jetë jo në 100 përqind pas dëmtimit. Në vend të mëngjarashit pritet Shehi, me Brdaric që do vendosë katër lojtarë në prapavijë. Imeri, Ardit Hoxhaj dhe Da Silva në mbështetje të Dilaver.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Imeri, Da Silva, Ardit Hoxhaj, Dilaver