Vetem finale nuk mund te jene keto te ketij sezoni ne kampionatin kombetar te basketbollit per meshkuj. Themi keshtu sepse Beselidhja e ka fituar finalen e pare ndaj Teutes me nje diference prej 64 pikesh, por shumekush mendoi se kjo gje ishte thjesht nje rastesi dhe nje “dite e keqe” e durrsakeve.
Por ne fakt nuk po rezulton keshtu. Kjo sepse Beselidhja e ka fituar edhe finalen e dyte, ate qe u luajt pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit dhe serish me nje diference te madhe, kete here me 52 pike diference.
Diçka qe ne fakt tregon se ne mes dy ekipeve finaliste ka nje disnivel shume te madh dhe per lezhjanet tashme fitimi i titullit te dyte kampion rradhazi eshte nje thjesht formalitet. E sigurte duket se nuk do te kete nevoje per nje ndeshje te katert apo te peste.
Gjithçka mund te mbyllet me 1 maj kur do te luhet ndeshja e trete dhe Beselidhja ka nisur te beje gati “shampanjen” e festes dhe nisur nga rezultatet e dy finaleve te para, sigurisht qe nuk pritet ndonje surprize.(www.shkodrasport.com)