Vllaznia e femrave zyrtarizoi diten e djeshme titullin e 9-te kampion rradhazi. Nje titull mese i merituar ne nje kampionat qe e ka dominuar nga fillimi e deri ne fund.
Futbollistet kuqeblu ne 20 ndeshjet e ketij kampionati, kane fituar 19 prej tyre dhe kane barazuar vetem 1, ate ndaj Apolonise ne ballafaqimin qe solli shume polemika sa i takon arbitrimit te njeanshem.
Golaverazhi nderkohe eshte i shkelqyer, me 162 gola te shenuar dhe vetem 2 te pesuar. Per keta te fundit, kane patur “fatin” ta dergojne topin ne rrjeten shkodrane futbollistja e Apolonise Valentina Troka (gol ofsajt) dhe ajo e Teutes, Anisa Kacorri.
Po kush jane protagonistet e suksesit te Vllaznise se ketij sezoni? E nisim nga tre portieret Viona Rexhepi, Ardiola Raxhimi dhe Klejda Synaj, per te vazhduar me Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Matilda Gjergji, Suzane Vuksani, Rrezona Ramadani, Alketa Vruçaj e Arlinda Piranaj.
Per te vazhduar me kapitenen Esmeralda Franja, Luçije Gjini, Gresa Berisha, Ilaria Zarka, Esi Lufo, Megi Doçi, Arlinda Kodra, Klaudia Borci, Emi Blinishta, por edhe dy lojtaret e reja dhe te talentuara Marinela Ndoci dhe Juarda Aliaj.
Pjese e ketij suksesi, ndonese nuk kane luajtur per shkak te demtimeve te renda qe kane pesuar, kane qene edhe dy emrat e mirenjohur, Albina Rrahmani dhe Arbiona Bajraktari.
Nje rol te rendesishem ne kete sukses ka edhe stafi teknik me ne krye Nikolin Leken dhe ndihmesin e tij Fabjol Rexhepin, e stafit mjekesor Arben dhe Albi Mlloja, nderkohe qe merite te jashtezakonshme ka edhe administratorja e ekipit Valjete Matija, nderkohe qe njeriu i cili eshte “koka” per çdo gje te Vllaznia e femrave eshte presidenti Lazer Matija.
Ekipi shkodran pas titullit te 9-te rradhazi, nderkohe qe te henen ndaj Tiranes do te kerkoje edhe fitoren e trofeut te 9-te te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/