Liverpool “fluturon” në kampionat, duke u ngjitur në krye të Premier League dhe ëndërron të rikthehet te titulli. Fitorja e fundit ndaj Burnley konfirmoi pretendimet e skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp.
Gjithsesi, kapiteni i “reds”, Virgil Van Dijk, kërkon që skuadra të jetë me këmbë në tokë. “Jemi ende në dhjetor, shumë shpejt për të menduar se jemi kampionë apo pranë titullit”, tha mbrojtësi holandez.
“Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ndaj, asgjë nuk ëhstë e sigurtë. Mendoj se gara për titull do të vendoset në shkurt apo mars, tani jemi shpejt për të folur. Vetëm atëherë do të shohim nëse jemi ende në garë”, tha Van Dijk.
“E vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohemi tani është që të qëndrojmë në krye të renditjes. Të mbrojmë këtë pozicion. Kemi cilësitë për të bërë mirë, por vijueshmëria është problem më i madh. Nëse do të ruajmë këtë ritëm, atëherë do të jemi një ekip të madh”, tha Van Dijk./telesport/