Në ditën e parafundit të kampit stërvitor që po zhvillojnë në Marbella të Spanjës, plot nëntë lojtarë të Borussia Dortmund kanë zënë krevatin. Roman Burki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Andre Schurrle, Christian Pulicis, Omer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann. Arsyeja i sëmundjes kolektive është mishi i pulës i ngrënë gjatë drekës, i cili me sa duket është ngrënë nga shumica e lojtarëve.
Por të dielën ndaj Wolfsburg thuhet të jenë rikthyer në normalitet. Edhe pa nëntë lojtarët e përmendur më sipër Borussia arriti të merrte një fitore 3-2 ndaj skuadrës belge Zuite Waregem, kështu që gjithsesi edhe po nuk ishin gati lojtarët e tjerë do të dinë si të veprojnë./telesport/