Faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e Vllaznisë.

Sot, vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Tiranës që mbante vendin e dytë në renditje.

Ajo që duhet të përmendim nga kjo ndeshjes, është numri i madh i sportashësve të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Duhet thënë se ka qenë një fitore më e lehtë nga sa mendohej. Kjo ngaqë ekipi kryeqytetas kishte udhëtuar drejt Shkodrës me përbërje jo të plotë sepse stafi teknik më shumë kishte menduar për play off-in sesa për këtë takim.

Gjithsesi, vajzat e Vllaznisë kanë bërë detyrën duke fituar pastër të tre setet dhe krej ndeshjen me shifrat 3-0.

Kjo ka qenë fitorja e 10-të në kampionat për ta, në po kaq ndeshje të luajtura.

Dhe ajo çka është më interesantja, të gjitha ndeshjet janë fituar me rezultat të pastër, çka do të thotë se setaverazhi për të është 30-0.

Faza e dytë tashmë ka përfunduar dhe ekipi është në pritje të play-off-it ku do të ketë detyrë të mbrojë titullin kampion.
© shkodrasport.com