Ne barazim 0-0 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Bylisit, luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e qytetit te Peqinit.

Shkodranet kane liajtur me mire por serish problem per ta vazhdon te jete mungesa e golit, ndonese ne kete ndeshje ka luajtur edhe sulmuesi Dilaver, serish nuk kane arritur te shenojne.

Ndeshja miqesore Vllaznia- Bylis nuk ka startuar ne oren 16.00 siç ka qene planifikuar, por ka nisur disa minuta me vone. Arsyeja e kesaj shtyrje ka te beje me faktin qe ballshiotet kane mberritur me vonese ne stadiumin e Peqinit ku eshte luajtur ndeshja.

Ka ndodhur keshtu ngaqe siç behet e ditur, autobuzi i ekipit ballshiot ka shfaqur probleme gjate udhetimit dhe per kete arsye, nuk kane arritur ne kohe.

Ekipi shkodran ka luajtur ne kete miqesore me formacionin e meposhtem: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, Imeri dhe Dilaver.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe lojtaret e tjere por serish nuk kane arritur te shenojne dhe gjithcka eshte mbyllur ne barazim 0-0.