Siç u raportua nga shtypi spanjoll, Barcelona do të duhet të bëjë pa Andreas Christensen për disa kohë. Në fakt, siç është komunikuar edhe nga vetë klubi katalanas, qendërmbrojtësi 29-vjecar ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes me Barçën.
Mungesa e tij në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos këtë të shtunë është e sigurtë, por pas këtij problemi fizik të papritur danezi do të mungojnë edhe në disa ndeshje të tjera. Në një deklaratë të dytë të publikuar sot, Barça konfirmoi se lojtari i tyre pësoi një dëmtim të tendinit të Akilit të këmbës së majtë.
“Lojtari i ekipit të parë, Andreas Christensen vuan nga një tendinopati në tendinën e tij të majtë të Akilit. Rikthimi i tij në stërvitje do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij”, njoftoi klubi “blaugrana”.
Sipas shtypit spanjoll, mungesa e tij duhet të korrespondojë me dy muaj, pra rreth 60 ditë. Një tjetër humbje e rëndë për trajnerin e ri Hansi Flick dhe pikërisht përballë një ndeshjeje kaq të rëndësishme si ajo kundër Athletic.Kështu danezi bashkohet me Frenkie De Jong, Ansu Fati, Gavi dhe Araujo, që gjithashtu janë në infermieri./telesport/