Pas Damian Bekteshit pak jave me pare, sot ka ardhur nje tjeter doreheqje nga Vllaznia e basketbollit. Por ndryshe nga rasti i pare kete here nuk behet fjale per mungese rezultatesh. Trajneri i ekipit U20 te djemve Kristjan Koçeku ka paraqitur doreheqjen sepse nuk ka patur asnje mbeshtetje nga Shoqata e Basketbollit Vllaznia apo Bashkia Shkoder.

Ne kete kontekst, i lodhur se tepermi nga veshtiresite qe ka kaluar gjate gjithe kesaj periudhe, ka vendosur te jape doreheqjen. Nje gje te tille e ka bere publike permes nje statusi te publikuar ne rrjetet e tij sociale ku shkruan:

“Me këtë shkrim dëshiroj të shpreh dorëheqjen time nga posti i trajnerit të ekipit U20 të basketbollit. Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi objektivi im kryesor ishte të drejtoja ekipin drejt fitimit të titullit kampion.

Fatkeqësisht, mungesa e plotësimit të kushteve minimale nga shoqata dhe Bashkia Shkodër ka bërë të pamundur realizimin e këtij objektivi. Ndërkohë që kam bërë maksimumin për të përmbushur detyrimet e mia si trajner, kushtet e papërshtatshme kanë kufizuar seriozisht mundësinë për të zhvilluar ekipin dhe për të arritur rezultatet që dëshironim të gjithë.

Dua të falënderoj lojtarët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur, si dhe të gjithë ata që kanë mbështetur ekipin gjatë rrugëtimit tonë. Jam krenar për çdo përpjekje dhe arritje, pavarësisht sfidave që kemi hasur.

Shpresoj që në të ardhmen të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar kushtet dhe për të mbështetur më mirë sportin dhe talentet e rinj.
Ju uroj suksese në vazhdimësi dhe mbetem i hapur për të ndihmuar basketbollin në çdo mënyrë tjetër të mundshme”./www.shkodrasport.com/