KF Shkodra U19 ka vijuar me serine e fitoreve ne kampionatin e kategorise se pare dhe kryeson serish renditjen e grupit A, tashme ne kuoten e 18 pikeve pas 7 ndeshjeve te luajtura.

Pasditen e sotme ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj ka pritur ne fushen e tij ekipin e Shenkollit ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 4-1 ku protagonisti kryesor ka qene sulmuesi Joald Ivziku me tre gola te shenuar.

Ne fakt serine e golave te ketij takimi do ta hapte futbollisti tjeter Zeneli ne minuten e 36-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten vendasit kane fituar nje 11-metersh te cilin e ka kthyer ne gol Ivziku. Megjithate pak minuta me vone arbitri akordoi nje tjeter 11-metersh, kete here per Kinostudion dhe Kendella e ka kthyer ne gol duke ngushtuar shifrat.

Nje rezultat 2-1 qe u mendua se do t’u jepte zemer miqve por nuk ka ndodhur keshtu dhe meriten per kete e ka sulmuesi i ekipit te Shkodres Ivziku qe do te shenonte edhe dy gola te tjere ne minutat 78 dhe 88-te duke kompletuar kesisoj fitoren 4-1 te ekipit te tij.

Ne kete menyre, KF Shkodra U19 vijon e sigurte rrugetimin e saj ne krye te renditjes dhe ngjitja ne Superlige duket mese e mundshme pasi ky ekip ndaj çdo kundershtari ka treguar vlera.

Kesisoj me shume te ngjare, kjo Akademi do te perfaqesohet me dy ekipe ne Kategorine Superiore dhe kjo padyshim qe do te ishte suksese, çka tregon per punen e mire qe behet tek ekipet e saj.
www.shkodrasport.com