Vllaznia futsall ka marre nje tjeter fitore me vlere ne kampionat edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te zhvilluar diten e djeshme ne sallen sportive “Goga” ne Durres duke mundur me rezultatin e thelle 12-4 ekipin Diamant.
Ndeshja ne fakt ka nisur me mire per durrsaket qe kane shenuar shume shpejt dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht me ane te Hodos e me pas me Bllacen, por Vllaznia ka reaguar menjehere.
Ajo ka arritur te shenoje shtate gola brenda 15 minutash duke treguar se kishe synime te qarta per ta fituar kete ndeshje dhe pjesa e pare ne kete menyre u mbyll me rezultatin 7-2 ne favorin e Vllaznise.
Ne fillimin e se dytes, kundershtari u mundua serish te hapte lojen, ka qene i pafuqishem perballe furise se sulmeve shkodrane qe vazhduan te shenojne.
Protagonisti kryesor per Vllaznine ne kete ndeshje ka qene futbollisti Brilant Hasaj qe ka shenuar plot 5 gola, nderkohe qe 3 gola mbajne firmen e futbollistit tjeter Fation Kiri.
Nuk kane munguar te lene gjurme ne kete sukses ne shifrat 12-4 dhe Ermir Lera qe ka shenuar 2 gola te tjere, ndersa kane shenuar nga 1 gol Elvin Laçeja dhe Saimir Hyseni, ndersa per Diamant dy golat e tjere u shenuan nga Vora dhe Rigo.
Pas javes se tete te kampionatit Vllaznia eshte ne kuoten e 18 pikeve duke ndare kreun e renditjes bashke me Flamurtarin dhe Tiranen dhe duket se do te jene keto tre skuadra qe do te diskutojne me njera- tjetren çeshtjen e titullit kampion kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/