Perpos Vllaznise se te rriturave, edhe Vllaznia U16 vazhdon te udhetoje me sukses ne rrugen e saj drejt titullit kampion. Ne ndeshjen e rradhes per kampionat ky ekip ka fituar ne Kamez ndaj Kinostudios me rezultatin e paster 4-0.
Ka qene mesfushorja Arlinda Kodra ajo qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 27-te, nderkohe qe po kjo futbolliste do te shenonte edhe nje gol tjeter ne pjesen e dyte.
Perveç saj, do te shenonin ne kete ndeshje edhe futbollistet Marinela Ndoci dhe Juarda Alijaj duke kompletuar kesisoj fitoren e thelle dhe te paster te vajzave kuqeblu.
Vllaznia U16 e ka nisur lojen me kete formacion: Synaj, Shporaj, Blinishta, Ara, Hasaj, Alijaj, Borci, Kodra dhe Ndoci. Nderkohe jane aktivizuar edhe Gjergji, Cungu, Pemaj, Lorja dhe Hoxha.
Pas javes se 5-te te kampionatit, ekipi shkodran me 13 pike te grumbulluara pas 4 fitoreve dhe 1 barazimi, kryeson e vetme renditjen, duke u ndjekur nga Teuta qe eshte e dyta me nje pike me pak.
Po per kete kampionat, neser Murlani U16 do te luaje ne transferte me ekipin e Burrelit ku padyshim qe do te kerkoje fitoren./SHKODRA-SPORT.COM/