Vllaznia femra merr nje tjeter fitore dhe i afrohet gjithnje e me shume titullit kampion te rradhes. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne “Reshit Rusi” ndaj ekipit Tirana AS me te cilin ka fituar me rezultatin e thelle 9-0.

Kuptohet qe diferencat ne mes tyre kane qene te medha dhe kjo nuk ka qene e veshtire te dallohet ne fushen e lojes. Golin e pare te takimit e ka shenuar sulmuesja Esi Lufo qe ne minuten e 8-te.

Me pas do te shenonte dy here Megi Doçi nderkohe qe lojtarja tjeter Luçije Gjini do te shenonte tre gola dhe ne kete menyre pjesa e pare e kesaj ndeshje do te mbyllej ne shifrat 6-0.

Ne pjesen e dyte do te kishte edhe gola te tjere teksa do te shenonte edhe dy here Megi Doçi nderkohe qe nuk do te mungonte ta dergonte topin ne rrjete edhe mesfushorja Esmeralda Franja duke fiksuar shifrat e thella te kesaj ndeshje 9-0.

Pas ndeshjeve te javes se 13-te, Vllaznia udheheq e vetme renditjen me 34 pike pas 11 fitoreve, 1 barazime dhe asnje humbje, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte i shkelqyer prej 118 golash te shenuar dhe vetem 2 te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/