Ashtu si në ndeshjen paraardhëse, Bayern Munchen sërish ka fituar në fundin e ndeshjes, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Wolfsburgun në një ndeshje mjaft të rëndësishme.

Ekipi bavarez vuajti shumë, pasi u mendua se do ta mbyllte ndeshjen barazim pa gola. Miqtë u mbrojtën mirë dhe duhej vetëm futja e këmbëartit Zirkzee për të zhbllokua rezultatin.

I riu u fut në minutën e 83′ dhe mori një pasim të mirë nga Muller në të 86′. Joshua nuk gaboi duke i marrë topin Gnabryt dhe e dërgoi në rrjetë.

Ky i fundit realizoi pak minuta më vonë për të hipoekuar fitoren në 2-0. Në fund, kishte minuta dhe për shqiptarin Dajaku që zbriti në fushë në të 90’+2′.

Leipzig i vendit të parë nuk njeh blof! Kryesuesit kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj Augsburg. Ekipi vendas nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, por më pas përmbysën.

Tjetër fitore në ekstrem për Bayern Munchen