Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinj. Në këtë javë, Vllaznia ka pritur në Shkodër ekipin e Teutës dhe e ka mundur atë me rezultatin 77-56. Duhet thënë se djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Fatjon Halluni e kanë dominuar lojën dhe nuk e kanë vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.
Kjo ka qenë fitorja e pestë në kampionat për ekipin shkodran i cili nuk e filloi mirë kampionatin por tashmë duket se ka hyrë në rrugën e duhur.
Me këtë fitore, Vllaznia U18 është ngjitur në vendin e pestë në renditje, por me siguri që në javët e ardhshme jo vetëm do të futet në zonën e play off-it, por do të synojë edhe për më shumë.
Duhet thënë se kampionati është i gjatë sepse janë plot 14 skuadra pjesmarrëse dhe deri në fund të tij mund të ketë shumë zhvillime të reja. Ja rezultatet e ndeshjeve të javës së nëntë të kampionatit: