Në kampionatin turk të futbollit, po shtohet dita-ditës numri i futbollistëve shqiptarë. I radhës që është transferuar në Turqi, është mesfushori Idriz Voca.

Pjesë e përfaqësueses së Kosovës, Voca bëri paraqitje shumë të mira për Luzern në Zvicër, çka i dha mundësinë të transferohet në skuadrën e Ankaragucu, skuadër e kryeqytetit (Stambollit). Pasi firmosi kontratën 2-vjeçare, Voca u shpreh:

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të fortë dhe të suksesshëm siç është Ankaragucu. Jam i entuziazmuar t’i shërbej këtij komuniteti dhe premtoj të jap më të mirën time të mundshme”, përfundoi Voca./abcnews.

Turqia kesisoj është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara të momentit për futbollistët shqiptarë të cilët kanë “zaptuar”, ligën e parë dhe Superligën, teksa ëndërrojnë të ecin në gjurmët e Vedat Muriqit.