Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit i ka dhene nje tjeter denim Vllaznise per sjellje te gabuar te tifozeve te saj. Ne “Elbasan Arena” ne sfiden ndaj Dinamos, ata kane shkelur nje pike te rregullores dhe si rrjedhoje per klubin shkodran ka ardhur edhe nje gjobe prej 500 mije lekesh te vjetra. Ky eshte njeri prej vendimeve te ketij Komisioni ne mbledhjne tij te dites se sotme. Te plota keto vendime mund t’i lexoni me poshte:
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i FK Kukësi, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Lushnja, Marjus Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Naftëtari, Sajmir Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Shiroka, Henri Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Osumi, Julian Karthica, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i AF Triumph U-19, Fabjan Metalija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në baze të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Turbina U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AS Luftëtari U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i Djemt e Detit U-17, Jurgen Lila, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shkëndija Durrës U-17, Eldion Beqiraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shqiponjat 2017, U-13, Maringlen Dulla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vora U-15, Erman Gjoka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Studenti U-15, Martin Laja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Labëria FC U-14, Noel Demo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-14, Eljon Xhebexhia, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit Albi Balliu, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.25 datë 06.02.2025 të KDE, për pikën 23, duke vendosur dënimin e lojtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Apolonia, Maringlen Kule, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të CCBS, Ermal Bala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Arlind Bushi, si të pabazuar në Kodin e cvDisiplinës dhe Etikës
- Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.