KF Shiroka e ka shume seriozisht. Pas emerimit te nje trajneri argjentinas per pankinen e saj, erdhi edhe firma e pare e rendesishme ajo me mesfushorin Elidon Dulaj. Por nderkohe, sot eshte zyrtarizuar edhe nje tjeter blerje e rendesishme.

Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, Eraldo Dede. Ai eshte formuar si futbollist me Vllaznine, nderkohe qe me pas ka luajtur per disa skuadra dhe se fundi ka luajtur ne Kosove me ekipin e Malisheves, por nga sot eshte zyrtarisht pjese e KF Shiroka.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga ana e vete ketij klubi qe ne faqen zyrtare shkruan:

Mirësevjen, Eraldo Dede!

Jemi të lumtur të njoftojmë se mesfushori Eraldo Dede është lojtari i ri i ekipit tonë! Eraldo vjen nga KF Rahoveci dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me mundësinë për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.

Urojmë suksese në ekip dhe presim me padurim kontributin e tij në fushë!