Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Kaina, duket se e ka nisur mbarë këtë gjysmë të dytë të sezonit në rradhët e skuadrës së tij të re, Kastrioti. Ai ka shënuar sërish për këtë skuadër dhe ky është goli i tretë për sulmuesin brazilian.
Në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj ekipit të Egnatias, Kastrioti ka humbur me rezultatin 2-1. Megjithatë, lojtari që shënoi golin e vetëm për krutanët e drejtuar nga trajneri Emiliano Çela, ka qenë pikërisht Kaina në minutën e 75-të, teksa mori përsipër një penallti dhe i dha barazimin skuadrës së Kastriotit.
Pas gjashtë ndeshjesh me Kastriotin, braziliani deri më tani e ka justifikuar investimin e bërë nga drejtuesit e klubit, pasi kujtojmë që ai është dhënë në formë huazimi nga drejtuesit e Vllaznisë te Kastrioti.
Kaina vjen tek kjo skuadër pas një gjysmë sezoni të kaluar tek Vllaznia, ku ndonëse kishte edhe oshilacionet e veta, vuajti edhe nga disa dëmtime që e penalizuan në marrjen e hapësirave tek shkodranët.
Maringlen ZHIVANI