Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla ka shenuar sot nje tjeter gol ne Seria A te 17 vjeçareve ne Itali, duke e çuar ne 8 numrin e tyre deri ne kampionat. Ne ndeshjen e sotme kunder Modenas ka bere detyren duke e derguar serish topin ne rrjeten e portes kundershtare.

Sassuola ka luajtur ne fushen e saj dhe e ka dominuar takimin dhe ka shenuar fillimisht golin e pare me ane te futbollistit Barry. Me pas ka qene De Dominicis qe ka dyfishuar shifrat, nderkohe qe per Modenan Colpo ka ngushtuar shifrat duke u munduar te rihapte ndeshjen.

Por nuk ka menduar keshtu Gabriel Kulla i cili ka shenuar edhe golin e trete per ekipin e tij dhe duke vulosur rezultatin perfundimtar 3-1 ne favor te Sassuolo U17. Me fitoren e sotme ajo eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes.

Nje kontribut shume te madh ne kete ecuri ka padyshim sulmuesi i kombetares shqiptare i cili me golat e shenuar i ka dhene jo pak pike. Por nga ana tjeter, duke pare tashme edhe rendesine qe ka Kulla ne skuader, stafi teknik i ka besuar atij ne ndeshjen e sotme edhe shiritin e kapitenit. Per momentin, ndodhet ne vendin e dyte te renditjes se golashenuesve me te mire te kampionatit pas Falasca te Torinos qe ka nje gol me shume te shenuar.

Gabrieli sot eshte ndjekur dhe mbeshtetur nga shkallet e stadiumit edhe nga dy prej menaxhereve te tij, te cilet njekohesisht kane nje rol shume te madh ne formimin e tij si futbollist, Benardin Kulla dhe Fatmir Marku./www.shkodrasport.com/