Tjeter hap i gabuar nga Vllaznia U21. Pas barazimit te merkuren me Egnatian ne Shkoder, sot ajo ka humbur me rezultatin 0-2 ne Tirane ndaj ekipit te Laçit ne kuadrin e ndeshjeve te javes se shtate te kampionatit.
Takimi ka nisur me gol per kurbinasit. Qe ne minuten e 7-te ka qene Prenga ai qe do t’i kalonte ato ne avantazh dhe me pas Vllaznia U21 kerkoi te barazonte, por pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ia doli.
Madje ne minutat shtese te pjeses se pare, Laçi ka shenuar edhe golin e dyte me ane te futbollistit Deli. Ekipi shkodran nderkohe edhe gjate pjeses se dyte tentoi te shenonte por nuk ia doli dhe kesisoj eshte detyruar te pranoje humbjen 0-2.
Kjo ishte humbja e pare per kete ekip deri me tani. Pas javes se 7-te te kampionatit, Vllaznia U21 mbetet ne kuoten e 14 pikeve duke mbajtur vendin e dyte dhe vetem 2 pike larg Dinamos qe kryeson renditjen pas kesaj jave./SHKODRA-SPORT.COM/