Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka bere tjeter gabim ne kampionat. Ajo eshte mundur 1-3 nga Farka Volej pasditen e sotme edhe nga Farka Volej, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Volejbollistet shkodrane nuk e kane nisur mire ndeshjen dhe e kane humbur setin e pare me rezultatin 25-22. Ne te dytin reagojne dhe e fitojne ate lehtesisht ne shifrat 25-13. Kjo krijoi idene se vazhdimi i ndeshjes do te fliste ne favorin e tyre por nuk do te ndodhte keshtu.
Ne te tretin ka rivalitet, por ne fund eshte Farka Volej qe do te fitonte ne shtese 27-25 e po ashtu edhe te katertin 28-26 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Tek Vllaznia padyshim qe u ndie edhe mungesa e Rrashketes se demtuar, nderkohe qe edhe lojtaret e tjere nuk ishin ne diten e tyre me te mire, duke bere qe Farka Volej te marre kesisoj fitoren e dyte ne kampionat.
Per ekipin shkodran kesisoj konfirmohet edhe njehere tjeter fakti qe nuk po kalojne nje moment te mire. Largimet e Gjoklajt, Lloshit e Milotit si dhe demtimi i Rrashketes, kane reduktuar se tepermi numrin e lojtareve ne dispozicion te trajnerit Kraja. Prandaj dhe ka ardhur kjo ecuri shoqeruar me disa humbje ne kampionat.
www.shkodrasport.com