Tjetër humbje për Vllazninë duke bërë kështu që të rregjistrohet e treta rradhazi në ndeshjet zyrtare. Pasditen e sotme, ajo ka arritur një tjetër rezultat negativ teksa është mundur me rezultatin 2 me 1 nga Mamurrasi, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Por pavarësisht humbjes, kuqeblutë kanë arritur të kualifikohen për në turin tjetër ngaqë kanë fituar në ndeshjen e parë 2-0 në Mamurras.
Edhe në takimin e sotëm, loja e tyre nuk është ngjitur në nivelin e pritshëm ndonëse trajneri Raineri kishte aktivizuar shumë prej titullarëve. Fonseka ka kaluar në avantazh Mamurrasin në minutën e 22-të. Vendasit mundohen të barazojnë por këtë e ka bërë Dema vetëm në minutën e 49-të. Kur u duk se ndeshja do mbyllej në barazim, ka qenë Mihani që ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për miqtë të cilët kanë konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon skuadra shkodrane. Kjo është reflektuar edhe tek trajneri I saj Baldo Raineri që në konferencën për shtyp është shfaqur shumë nervoz pikërisht nisur nga situata që ai po kalon me këtë skuadër. Humbja e djeshme me Mamurrasin natyrisht që nuk u ka ardhur mirë drejtuesve kuqeblu të cilët nuk e dinë se çfarë po ndodh me skuadrën e tyre.
Vllaznia- Mamurrasi 1-2
Vllaznia: Campironi, Pjeshka, Beqiri, Sykaj, Baci, Hajdari, Tafili, Dema, Kalaja (Vecaj 72’), Dibra, Cioffi (Kruja 85’). Tr: B. Raineri
Mamurrasi: Bytyçi, Beqiri, Da Silva, Çekiçi (Sulollari 70’), Abraham, Mihani, Ramadani, Fonseka, Lala (Shima 76’), Elmazi, Mancaku (Tushe 52’). Tr: Y. Zani
Shënues: Dema 46’/ Fonseka 22’, Mihani 88’
Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni (Lezhë)
Kartona të verdhë: Tafili, Cioffi, Dema/ Da Silva, Ramadani
© shkodrasport.com