Ecuria e keqe e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka vijuar edhe me ndeshjen e dytë të këtij viti.

Pasditen e sotme ai ka luajtur në transfertë ndaj Erzenit të Shijakut me të cilin ka humbur me rezultatin 0-3.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mikopli kanë rezistuar vetëm në setin e parë të cilin e kanë humbur me shifrat 25-21.

Në dy të tjerët ndërkohë ka pak histori sepse janë humbur me të njëjtin rezultat, 25-12 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen brenda një kohe të shkurtër.

Pas javës së 11-të të kampionatit, Vllaznia tashmë ka zbritur edhe një vend më poshtë në renditje, në të gjashtin dhe kësisoj thuajse janë jashtë zonës së plej- ofit.

Një moment i keq për këtë skuadër e cila në fakt ndodhet edhe në prag të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës ku nëse luajnë në të njëjtën mënyrë, do të jetë e vështirë për të pretenduar.
© shkodrasport.com