Ndaj Erzenit kater dite me pare ishte maqedonasi Aleksander Isaevski qe doli me karton te kuq nga fusha e lojes qe ne pjesen e pare si rrjedhoje e nje debati me arbitrin e takimit.

Sot eshte perseritur serish e njejta gje, por kete here me nje futbollist tjeter. Ka qene shqiptari i Maqedonise se Veriut Mevlan Adili ai qe ne pjesen e dyte te miqesores se luajtur ndaj Devollit, ka replikuar ashper me arbitrin e takimit i cili nuk ka ngurruar t’i tregoje te kuqin e ta largoje nga fusha e lojes.

Nga sa behet e ditur, Adili ka shkuar prane kryesorit per t’i kerkuar llogari per disa vendime aspak profesionale qe po merrte duke i mohuar nje 11-metersh Vllaznise, por edhe duke i anulluar me pa te drejte nje gol asaj.

Por duket se tonet e mbrojtesit kuqeblu kane qene me te larta sesa duhet dhe per kete arsye arbitri e ka ndeshkuar. Kuptohet qe ky i fundit edhe mund te kete gabuar dhe kjo vjen edhe nga mungesa e eksperiences, por reagime te tilla nuk jane normale sepse ne fund te fundit ndeshje miqesore jane.

Dy kartonat e kuq ne dy miqesoret e fundit duhet te jene edhe nje apel per trajnerin Brdariç dhe stafin e tij per te nderhyre sepse jane veprime qe demtojne rende skuadren. Per me teper, qe numri 1 i pankines shkodrane eshte rritur dhe ka luajtur ne Gjermani dhe prandaj, ai duhet te tregohet vertete “gjerman” per raste te tilla.
www.shkodrasport.com