Nga Maringlen ZHIVANI
Rei Pecani është largimi i rradhës nga Skënderbeu. Mesfushori do ta vijojë karrierën e tij me Kukësin në Kategorinë e Parë për pjesën e mbetur të sezonit.
Dy klubet kanë arritur një marrëveshje midis tyre, për huazimin e futbollistit korçar deri në fund të kampionatit.
Pecani nuk ishte në planet e stafit teknik të korçarëve dhe të trajnerit Ernest Gjoka dhe prandaj, largimi i tij është parë si zgjidhja e mirë e mundshme për të dy palët.
Tashmë, Pecani do të jetë në dispozicion të trajnerit Alfred Allamani, ku pjesën e dytë të sezonit do të luajë për Kukësin. Disi e pashpjegueshme e gjithe kjo levizje lojtaresh nga Skenderbeu. Vertete mund te jene duke u larguar lojtaret qe nuk kane dhene ate çfare pritej, por askush nuk di te thote se sa garanci kane per nivelin e lojtareve qe do te vijne.