Terbuni ende nuk i ka nisur pergatitjet per sezonin e ri, megjithate nga rradhet e tij ka filluar te kete edhe “firo”. I pari qe u largua ka qene portieri Entoni Shkoza i cili kaloi ne Kosove tek skuadra Dinamo e Ferizajt.
Pas tij ka qene rradha e nje mbrojtesi per t’i thene lamtumire skuadres pukjane. Behet fjale per Wesli Çomon. 22 vjeçari mesohet se ditet e fundit ka arritur nje akord me drejtuesit e Korabit te Peshkopise dhe si rrjedhoje ne sezonin e ri do te jete pjese e kesaj skuadre.
Duket se gjithçka ne kete pelqim te dibraneve per lojtarin ka ardhur nga nje ndeshje e sezonit te kaluar kur ishte pjese e Terbunit, ne nje perballje ndaj Valbones ku ai ka bere nje paraqitje te mire dhe si rrjedhoje qe atehere e kane menduar ta kene pjese te planeve te tyre ne sezonin e ri.
Çomo eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia fillimisht dhe me pas ka kaluar tek ajo e Tiranes, nderkohe qe me ekipet e te rriturve ka luajtur me Veleçikun fillimisht, me pas me Murlanin dhe ne sezonin e kaluar me Terbunin.
Tashme shkon ne kategorine e pare, aty ku do te mundohet te binde trajnerin Canaj per vlerat e tij dhe per te marre sa me shume minuta qe do ta ndihmojne te rritet edhe me shume ne aspektin profesional./www.shkodrasport.com/