Organizimi me shume vonese i ekipit te volejbollit te meshkujve te Vllaznise ka bere qe disa prej sportisteve te tij te largohen.
Dikush duke kaluar ne nje ekip tjeter, por ka patur edhe nga ato qe kane vendosur te largohen per emigrim dhe njeri prej tyre eshte edhe volejbollisti Klaudio Preka.
Ky i fundit mesohet se prej disa kohesh ndodhet ne Suedi, por ende nuk eshte e qarte nese do ta vazhdoje volejbollin atje apo jo.
Lojtari i pozicionit 4 te Vllaznise me largimin e tij sigurisht qe ka krijuar nje boshllek ne skuader ashtu si dhe largimi i Tuad Drinazit apo Renato Koles.
Ardhja e drejtuesve te rinj ne krye te volejbollit te meshkujve te Vllaznise kuptohet qe tashme do te ndikoje per mire, por kuptohet qe paresore tashme eshte zevendesimi i lojtareve te larguar dhe me pas do te synohet edhe perforcimi me lojtare te tjere./SHKODRA-SPORT.COM/