Pas Stela Kirit, nje tjeter largim rregjistrohet tek Vllaznia e volejbollit te femrave. Kete here behet fjale per volejbollisten Danjela Kodra. Por ndryshe nga Kiri e cila la Vllaznine per te kaluar tek Tirana, kjo e fundit ka patur nje arsye tjeter per ta bere kete gje.
Ajo do te nise studimet e larta ne Itali dhe si rrjedhoje do te spostohet ne vendin fqinj per te vijuar shkollen, por ende nuk eshte e qarte nese do te tentoje te luaje volejboll edhe atje.
Largimi i Kodres sigurisht qe ne njefare menyre ka krijuar disa probleme per stafin teknik sepse kemi te bejme me nje lojtare e cila ka spikatur me lojen e saj. 18 vjeçarja ka qene nje nga protagonistet kryesore per fitimin e titullit kampion me ekipin U20 te Vllaznise ne sezonin e kaluar, por njekohesisht ka luajtur rregullisht ne formacion edhe me ekipin e pare.
Ajo ka qene nje shutere e mire, e cila ka luajtur kryesisht ne pozicionin 4, por tashme trajnerit Lisha i duhet t’i beje planet pa te. Ne Shkoder ne fakt eshte kthyer ne nje problem largimi i sportisteve cilesore çdo vit.
Per nje arsye apo nje tjeter, ato braktistin Vllaznine dhe kjo ka krijuar jo pak probleme, por fale punes se mire qe behet me moshat nga shoqata, at0 lojtare po zevendesohen me te tjera shume cilesore qe rriten çdo dite. Si rrjedhoje edhe Danjela Kodra padyshim qe do te zevendesohet ne menyren e duhur nga lojtare te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/